Vaksinat kineze, OBSH do të vendosë gjatë ditëve në vazhdim

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 15:46 | Bota
Vaksinat kineze, OBSH do të vendosë gjatë ditëve në

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të japë vlerësimin e saj për vaksinat kineze Sinopharm dhe Coronavac gjatë ditëve në vazhdim.

Për Coronavac, vaksina e cila po përdoret edhe për vaksinimin masiv të shqiptarëve, vendimi pritet në fund të javës së ardhshme, pra pas 10 ditësh.

“Një grup ekspertësh dhe këshilluesish teknikë do të kenë një mbledhje së shpejti dhe ne do të takohemi gjatë ditëvë në vazhdim për të vlerësuar vaksinën Sinofarm. Të premten, do të vlerësojmë vaksinën e Modernas, dhe pas një jave, më 5 maj atë të Sinovac. Ne presim te kemi një vendim për Sinofarm në fund të kësaj jave dhe për Sinovac nga fundi i javës së ardhshme”, shprehet Mariangela Simao.

Dhënia e dritës jeshile nga OBSH është e nevojshme për shfrytëzimin e vaksinave si pjesë e programit Covax, për shpërndarje të dozave në vende me të ardhura të ulëta e të mesme.

Sinopharm nuk i ka bërë publike të dhënat e detajuara të eksperimenteve, por thotë se vaksina është gati 80% e efektshme. Sa i përket vaksinës së Sinovac testimet në Kili dhe Brazil treguan një efektshmëri, respektivisht 56.5 dhe 50%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos