Von der Leyen akuzon Erdogan për seksizëm: Më lanë në këmbë se jam grua

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 14:35 | Bota
Von der Leyen akuzon Erdogan për seksizëm: Më lanë në

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për seksizëm, duke kujtuar incidentin e ndodhur gjatë vizitë së saj në Ankara dy javë më parë.

Në atë takim, ishin vendosur vetëm dy karrige në qendër të sallës, ku u ul Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndërsa Von der Leyen u detyrua të ulej në një divan, pas disa sekondash tepër të sikletshme në këmbë.

https://youtu.be/T_ZgmO4GJQE

“Nuk gjeta asnjë justifikim për atë që ndodhi. Prandaj më duhet të dal në përfundimin se ndodhi pasi unë jam një grua”, tha Von der Leyen. “Unë jam gruaja e parë që bëhet presidente e Komisionit Europian. Jam presidente e Komisionit Europian dhe prisja që të trajtohesha si e tillë kur vizitova Turqinë. A do të kishte ndodhur kjo po të kisha veshur kostum dhe kravatë? Në fotot e mëparshme që kam parë, nuk dallova mungesë karrigesh, por gjithashtu nuk pashë asnjë grua në takime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos