
Kryeministri Edi Rama ripërsëriti vendimin se studentët, pedagogët, mësuesit dhe punonjësit e administratës publike nuk do të pranohen në auditorë apo në ambientet e punës nëse nuk janë të vaksinuar.
Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore numër 1 në Tiranë, kryeministri Rama nënvizoi se personat e pavaksinuar përbëjnë rrezik për pjesën tjetër të shëndetësisë.
“Vaksina jo domosdoshmërisht të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe nga rreziku për jetën. Kurse mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hynë në auditore. E njëjta gjë vlen për mësuesit. E njëjta gjë vlen për administratën.”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)