
Në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, ku u diskutua për vaksinimin e detyrueshëm dhe situatën e pandemisë në vend, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se sot duhet të vaksinoheshin të gjithë ata që janë të paimunizuar.
Në këtë situatë që ndodhemi, për epidemiologun është shumë e rëndësishme që të ndalohen informacionet e rreme.
“E gjithë Europa Lindore ka një vaksinim të ulët sepse këtë lloj natyre kemi, këtë respektim të ligjit kemi. Ka shumë gjëra me detyrim që ne nuk bëjmë. Ideja duhet të ishte informimi. A ka shkuar informimi te gjithkush? Ua garantoj unë që nuk ka shkuar te gjithkush informacioni i duhur. Ka informacione akoma shumë të pasakta. Është shumë e rëndësishme që të ndalohen informacionet e rreme”, u shpreh Alimehmeti. (A2 Televizion)