“Vaksinimi me detyrim”, Dollenberg: Mjekët, mësuesit, administrata duhet ta quajnë përgjegjësi sociale

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 21:09 | Aktualitet
“Vaksinimi me detyrim”, Dollenberg: Mjekët, mësuesit,

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg, e ftuar në Debat me Alba Alishanin, foli dhe për çështjen e vaksinimit me detyrim të disa kategorive të caktuara në Shqipëri, për të cilat autoritetet kanë vendosur dhe një afat kohor.

Sipas mjekes, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, nuk duhet ta konsiderojnë këtë gjë si një detyrim, por si një akt përgjegjësie sociale.

“Punonjësit e shëndetësisë, administratës dhe ata që kanë kontakt me popullatën janë të detyruar të vaksinohen. Ky nuk është një detyrim, por një përgjegjësi sociale. Nëse ne si mjekë kemi kontakt me pacientë nuk vaksinohemi, nuk kemi të drejtë të ushtrojmë profesionin. Kjo vlen dhe për mësuesit e pedagogët. Ne jemi në kontakt të përditshëm me njerëzi dhe testet nuk janë 100% të sigurtë”, u shpreh Dollenberg në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos