Vaksinimi në Kukës, mungojnë dozat e dyta të vaksinës kineze për qytetarët

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 13:44 | Aktualitet
Vaksinimi në Kukës, mungojnë dozat e dyta të vaksinës

Në Kukës, qytetarët nuk po arrijnë të marrin dot dozën e dytë të vaksinës kineze për shkak se ka mungesë të saj. Janë vetë qytetarët që pohojnë një fakt të tillë.

Mungesa e vaksinës kineze konfirmohet edhe nga Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor i cili thotë se shumë shpejt dozat e reja do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

Ndërkohë mjekët e familjes apelojnë qytetarët për mbajtjen e masave mbrojtëse me qëllim ndërprerjen e plotë të zinxhirit të transmetimit

Deri tani, në Kukës janë vaksinuar 7 mijë persona, ndërsa për më shumë se dy javë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos