
Mot kryesisht i vranët me shira të shpeshtë, por në sasi të pakta në veri dhe zonat qendrore ndërsa në jug, shira krejt të pakët dhe në intervale më të rralla.
E njëjta tablo moti vijon deri vonë pasdite kur fillon përmirësimi gradual i motit në pjesën më të madhe të vendit, reshje të pakta mbeten prezente në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të zbresin me 2 gradë gjatë mëngjesit, por rënie më të ndjeshme sjell mesdita duke ulur termometrin maksimal në 14 gradë për zonat malore dhe në 23-24 gradë në zonat bregdetare jugore.
Era do të vijojë deri mesatare në tokë, por kryesisht e fortë në det dhe brigjet tona perëndimore nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë. (A2 Televizion)