
140 mijë vdekje janë evituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 5 muajt e fundit si pasojë e procesit të vaksinimit masiv të popullsisë kundër koronavirusit.
Këto janë gjetjet e një studimi të Universitetit të Indianës, të publikuara në revistën e njohur shëndetësore “Health Affairs”.
Ekspertët përdorën të dhëna për vdekjet nga koronavirusi në secilin shtet amerikan dhe të dhëna nga fushata e vaksinimit, nga janari në maj.
Gjithashtu është vlerësuar dhe një kursim ekonomik prej mbi një trilion dollarë kundrejt një shpenzimi për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave prej 13 miliardë dollarësh. (A2 Televizion)