Vaksinimi, qytetarët të interesuar të marrin dozën përforcuese anticovid

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 14:44 | Aktualitet
Vaksinimi, qytetarët të interesuar të marrin dozën

Mesazhet sensibilizuese për dozën e tretë përforcuese të vaksinës anticovid duket se kanë pasur jehonë të madhe dhe efekti shfaqet në pikën më të madhe të vaksinimit, stadiumin “Air Albania”, ku fluksi i të interesuarve ishte i konsiderueshëm.

Vetë qytetarët janë sensibilizuar se duhet edhe një dozë e tretë. Të huajt gjithashtu paraqiten për dozën përforcuese.

Ministria e Shëndetësisë e ka konstatuar shtimin e të interesuarave për dozën e tretë. Por ka edhe nga ata që vaksinohen përherë të parë, të detyruar nga rrethanat.

Fushatat e ndërgjegjësimit për sa më shumë vaksinime gjejnë mbështetje nga qytetarët, të cilët gjithashtu apelojnë të njëjtën gjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos