
Dita fillon me vranësira dhe reshje të pakta në veri, por afër mesditës reshjet shtrihen në veri dhe pjesën më të madhe të zonave qendrore. Pasditja sjell reshje në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë vlerat e mesditës duke ruajtur maksimumin prej 16°C.
Era do të fryjë jugore me shpejtësi mesatare në tokë, por deri e fortë në bregdet ku dallgëzimi ngjitet në 4-5 ballë. (A2 Televizion)