
Avokatët penalistë të Shqipërisë kërkojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pengesa kufijsh në Ballkan. Kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë propozoi unifikim të licensave në rajon.
“Duhet të jemi pjesë e “Open Balkan” që askush mos të ketë barriera e kufizime që të vijë kryetari i dhomës së avokatisë së maqedonisë dhe të mbrojë cëhstjen penale e civile të klientit të tij pa asnjë barrierë. Të vijë avokati i Prizrenit në Kukës ku është vetëm 10 km. Nuk ka nevojë për licensë tjetër. Ne duhet të shkojmë me parimin e reciprociteteit Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i zi me këtë parim shumë shpejt të unifikojmë licensat tona për t’iu përgjigjur klientëve tanë kudo janë ata”.
Për Ljubomir Miuhajlovski, kreun e Dhomës së Avokatisë në Maqedoninë e Veriut, unifikimi i licensave kërkon edhe unifikim të legjislacionit.
“Ne nuk mund të punojmë këtu nëse nuk do të kemi bazën, që ligjet të jenë të përbashkëta për të dy palët. Unë kam shpresën që këto ndryshime do të vijnë. Duhet të ndihmoni që të gjithë me idetë dhe mepunën tuaj”, u shpreh Ljubomir Mihajlovski, kreu i Djhomës së Avokatisë në Maqedoninë e Veriut.
Propozimet ishin pjesë e diskutimeve të Konferencës së8-të Ndërkombëtare për Drejtësinë Penale të mbajtur në Tiranë. (A2 Televizion)