Vaksinohet dhe Ursula Von Der Leyen, nuk tregon vaksinën që mori

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 17:04 | Bota
Vaksinohet dhe Ursula Von Der Leyen, nuk tregon vaksinën që mori

Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

E ndërsa bën një bilanc të procesit të vaksinimit në vendet e unionit, i cili u kritikuar për javë të tëra për ritmin e ngadaltë, Von Der Leyen shpjegon se tashmë në Kontinentin e Vjetër janë vaksinuar më shumë se 100 milionë persona.

“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Europian, jam e lumtur t’iu që mora dozën e parë të vaksinës antiCovid sot. Vaksinimet do të vijojnë me ritëm më të shpejtë, ndërkohë që edhe dërgesat me dozat e nevojshme janë duke u rritur.  Sa më shpejt të vaksinohem aq më herët do të vendosim në kontroll pandeminë”, kështu shkruan presidenti Von Der Leyen në rrjetet sociale pa specifikuar se kë vaksinë ka marrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos