Dhunë e turpshme në Gjilan, portieri korçar i Ballkanit goditet me shkelma nga tifozët

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 16:51 | Futboll

Një episod dhune me përmasa të pazakonta ka ndodhur sot në kampionatin e Kosovës, gjatë përballjes së Gjilanit dhe Ballkanit të Suharekës.

Një ndeshje që mendohej e nxehtë nga momenti që dy ekipet po luftojnë për titull, por që nuk mund të mendohej kurrë se do të përfundonte në një agresion të mirëfilltë ndaj lojtarëve miq, ku protagonist i pafat ishte portieri korçar i Ballkanit, Stivi Frashëri.

https://www.facebook.com/fcballkani/videos/304495701820259/?extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C

Gjithçka ndodhi në minutën e fundit shtesë, aty ku Ballkani që po fitonte ndeshjen u barazua në limit nga goli i Enea Koliqit. Por stadiumi Gjilanit, në vend që të shpërthente në gëzim, përjetoi momente tensioni të turpshme, të kulmuara me zbritjen ne fushën e blertë të dhjetëra tifozësh, që u përballen me lojtarët kundërshtarë.

Portieri Stivi Frashëri në spital

Fatin më të keq e pati portieri Frashëri, i cili u godit disa herë, madje edhe me shkelma, duke rrezikuar vërtetë. Ndeshja u ndërprerë ndërsa Stivi Frashëri u transportuar me urgjencë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos