Varhelyi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Vonesat në negociata ndikojnë në besimin në BE

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 21:53 | Ballkani
Varhelyi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Vonesat

Gjatë një fjalimi në Forumin Ballkanik në Sofje me titull “Është koha për të rikthyer besimin”, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përsëriti edhe njëherë qëndrimin se BE duhet të hapë pa vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë europian vlerësoi se vonesat për integrimin të këtyre dy vendeve ndikon negativisht në besimin në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Bullgaria dhe Maqedonia Veriore duhet të zgjidhin çështjet e hapura, në mënyrë që negociatat me Shkupin dhe Tiranën të fillojnë së shpejti.

“65% e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është e lidhur me BE-në, gjë që tregon orientimin e tyre logjik. Brukseli vitin e ardhshëm do të investojë 30 miliardë euro në rajon, që është një e treta e bruto prodhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos