
Vijon ende aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e plehrave në Elbasan. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur mbrëmjen e së shtunës se Forcat e Armatosura u janë përgjigjur tashmë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit.
Kështu, 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
Niko Peleshi, Facebook
Kujtojmë se zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, pranë zonës ku ndodhet inceneratori, nisi pasditen e kësaj të shtune. (A2 Televizion)