Zjarri në vendgrumbullimin e plehrave, Berisha: Rama vuri në punë Inceneratorin e Elbasanit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 21:01 | Aktualitet
Zjarri në vendgrumbullimin e plehrave, Berisha: Rama vuri në

Kanë ardhur reagimet e para nga opozita pasi rënies së zjarrit në vendgrumbullimin e plehrave në Elbasan.

Me doza ironie, kreu i “Rithemelimit” thotë se kreu i qeverisë e vuri kështu në punë inceneratorin e Elbasanit.

“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro,” shkruan Sali Berisha në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, deputeti demokrat Dashnor Sula shprehet se ajo që po ndodh në Elbasan është kriminale. Sula shprehet se miliona euro po shpenzohen për të inceneruar plehrat, kur në fakt ato vijojnë të grumbullohen.

Kriminale ajo që po ndodh në malin me plehra të Elbasanit.-Mbi 30 milionë euro të shpenzuara nga lekët e qytetarëve për ta ndërtuar gjasme inceneratorin.-Miliona euro të tjera të marra nga bashkitë e Elbasanit për të inceneruar plehrat por në fakt thjesht grumbulloheshin për të bërë malin me plehra që po ndot gjithë qarkun dhe Shqipërinë.-Kur e denoncova herën e fundit në Parlament këtë skandal, Ministri i Brendshëm aktuali më sfidoi të shkonim bashkë për të parë inceneratorin që punonte. Koha eshtë ilaçi më i mirë i përgënjeshtrimeve.-Sot Prokuroria duhet të çojë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi mjedisor dhe financiar. (A2 Televizion)

Dashnor Sula, Facebook
https://a2news.com/2023/08/26/bie-zjarr-ne-zonen-ku-ndodhet-inceneratori-i-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos