
Në një bashkëbisedim me gazetarët, këtë të premte, kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se ka të dhëna se Lear Kurti ndërroi jetë pasi u keqtrajtua brutalisht nga policia pasi u shoqërua.
Lear Kurti po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme, ajo që thotë policia, se nuk ndaloi. Por Lear Kurti nuk ishte i armatosur. Lear Kurti nuk po kryente asnjë vepër flagrante. Në vendin ku u ndalua dhe në të gjithë zonën, kishte kamera të panumërta, me të cilat mund të identifikohej pa asnjë vështirësi.
Por pavarësisht nga këto, patrulla e policisë u vërsul drejt tij, e ndoqi dhe si përfundim e çoi të vdekur në komisariat.
Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij. Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasjeje. Në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu. Të supozojmë se këtij i ndaloi zemra vërtet, por për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32-vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin një gjë të tillë. Është përjashtim i të gjitha përjashtimeve”, tha Berisha. (A2 Televizion)