Vdekja e Carra, italianët i bëjnë homazh ikonës së televizionit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 16:38 | Showbiz
Vdekja e Carra, italianët i bëjnë homazh ikonës së

Italianët i bëjnë homazhe një prej personazheve më të dashura të ekranit, Rafaella Carra, e ndarë nga jeta më 5 korrik.

Radhë të gjata u krijuan brenda bashkisë së Romës, teksa qytetarët deshën t’i jepnin lamtumirën ikonës televizive që bëri për vete breza të tërë… 

Carra e nisi karrierën si aktore në vitet 60-të duke u shfaqur në një sërë filmash, përfshirë filmin e Luftës së Dytë Botërore “Von Ryan's Express”, krah Frank Sinatra dhe Trevor Howard,  por pa suksesin që do të arrinte më vonë si këngëtare.

Famën e skaliti në vitet 70-të, me kërcimet sensuale, veshjet e guximshme dhe tekstet më vetëbesim seksual, që thyen tabutë në Italinë Katolike

“A fare l'amore comincia tu” vlerësohet ndoshta si suksesi më i madh.

Carra, emri vërtetë i së cilës ishte Raffaella Pelloni ishte thuajse po aq e fashme si simbol i çlirimit seksual, edhe në Spanjë dhe Afrikën e Jugut.

Gjatë viteve të fundit, Carra u shndërrua edhe në ikonë të lëvizjes Gay Pride, diçka të cilën Rafaella ja atribuonte natyrës së hareshme. Arkivoli i Carra-së do të qëndrojë në hollin e bashkisë së Romës deri të premten, kur do të mbahet funerali.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos