Vdekja e George Floyd, Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë $ familjen

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 20:34 | Bota
Vdekja e George Floyd, Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë $

Qyteti i Mineapolisit ka rënë dakord që të dëmshpërblejë familjen e George Floyd me 27 milionë dollarë, disa javë përpara se të nisë gjyqi për ish-oficerin e policisë, i cili akuzohet për vrasjen e Floyd.

Lajmin e njoftoi Këshilli Bashkiak i qytetit, pas seancës me dyer të mbyllura të së mërkurës.

George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/07/akuzohet-per-vrasjen-e-george-floyd-del-nga-burgu-polici-pagoi-1-milion-dollare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos