Vdes çifti i të moshuarve, u hodhën nga kati i 6

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 09:12 | Kronikë
Vdes çifti i të moshuarve, u hodhën nga kati i 6

Dy të moshuar janë gjetur të pajetë mëngjesin e së enjtes në Berat. Kujtim dhe Këze Agalliu, dy bashkëshortë të moshës 80 dhe 78 vjeç janë hedhur nga kati i gjashte i pallatit ku jetonin.

Të dy të moshuarit jetonin vetëm dhe kishin tre muaj që kishin marrë banesë në Berat. Fëmijët e tyre ishin emigrantë në Itali. Kujtim Agalliu vuante nga depresioni, ndërsa bashkëshortja e tij ishte e sëmurë, thanë fqinjët.

Të afërmit dyshojnë se nuk bëhet fjalë për një vetëvrasje, por se krimin mund ta ketë bërë bashkëshorti. Sipas tyre, ai ka hedhur gruan e më pas është hedhur edhe vetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos