Të jesh flamurmbajtëse në një Olimpiadë është një nder i madh për çdo atlet, diçka që mund të ndodhë një herë në jetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për flamurin italian.
Jessica Rossi i ka të gjitha kredencialet. Medalje ari në Olimpiadën e Londrës në 2012, ku triumfoi në garën e qitjes sportive, kategori “trap”, duke shënuar rekordin e botës.
Në një nga garat në program, atë mikse, kampionia italiane ishte parashikuar të synonte arin e padiskutueshëm me Mauro De Filippis, aktualisht numrin 1 të renditjes botërore të specialitetit. Probleme teknik midis çiftit nuk ka, por problemet “e zemrës” janë të shumta.

Jessica Rossi fitoi medaljen e arit në Olimpiadën e Londrës në 2012, duke shënuar rekordin e botës 
Por italiania kampione e qitjes sportive rrezikon Olimpiadën e Tokyos 
Në një nga garat në program, ajo synonte arin e padiskutueshëm me Mauro De Filippis, numrin 1 të renditjes botërore 
Por dy kampionët që ishin faktikisht të martuar, janë ndarë një vit më parë 
Marrëdhënie që mund të ndikojnë dukshëm edhe në Tokyo, aq sa me shumë mundësi Rossi do të zëvendësohet nga një kolege tjetër
Rossi dhe De Filippis janë të martuar, por ashtu siç rrëfeu dje vetë italiania, marrëdhënia e tyre në shtëpi nuk shkon aspak në mënyrën e duhur, dhe faktikisht janë ndarë prej një viti, në pritje të divorcit.
Marrëdhënie që mund të ndikojnë dukshëm edhe në Tokyo, aq sa me shumë mundësi Rossi do të zëvendësohet nga një kolege tjetër, më pak e ngarkuar emocionalisht. (A2 Televizion)
