Leclerc, “pole position” me tronditje në Montekarlo

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 16:15 | Sporte të tjera

Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Monakos, pasi regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e shtëpisë së tij, duke kthyer një makinë Ferrari në “pole position” pas më shumë se një viti.

Por, në sekondat e fundit të sesionit të tretë, Leclerc u përplas me murin, duke dëmtuar makinën e tij dhe duke bërë që këto prova të mbylleshin me flamurin e kuq.

Nga vendi i dytë do të niset Max Verstappen me Red Bull, ndërsa kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi Valteri Bottas me Mercedes.

Ditë aspak e mirë për kampionin në fuqi Lewis Hamilton, i cili do të niset nga vendi i shtatë ditën e nesërme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos