Në prag të largimit të saj nga Shqipëria, pas mbarimit të mandatit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri kim është nderuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me simbolin e “Çelësit të Tiranës”.







Kryebashkiaku vlerësoj kontributin e ambasadores Kim në këto 3 vite e gjysmë në Tiranë dhe shtoi se kryeqyteti i shqiptarëve do të jetë gjithnjë një derë e hapur për të.
“Të falënderoj për dashurinë, kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë”, u shpreh Veliaj. (A2 Televizion)