
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, kandidat socialist për një mandat të tretë kërkoi në Laparakë edhe votat e demokratëve. Veliaj numëroi shkollat e ndërtuara dhe premtoi më shumë projekte në 4 vitet që vijnë.
“Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara”.
Veliaj deklaroi se shumicën e demokratëve nuk i lidh asgjë me Ilir Metën. Sipas është një poshtërim që bëhet nga dyshja Meta-Berisha, secili për hallet e veta.
“Po bëhet gazi i botës, lolo atje vetëm në stadium, po bëhet gazi i botës dhe i thotë demokratëve: “Votoni Ilir Metën”. A ka poshtërim me të madh që i bëhet çdo demokrati, që njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi kandidatët, emri, kryesia e atij koalicioni të non gratave dhe fuksave është e Ilir Metës. Nëse ka demokrat që pranon të fyhet në këtë mënyrë, unë nuk kam çfarë them më. Por di të them se shumica e demokratëve që njoh, nuk i lidh asgjë me Ilir Metën, nuk i lidh asgjë me non gratën,” u shpreh Veliaj. (A2 Televizion)