Veliaj në njësinë 4: Nuk do të jetë më cepi, por porta hyrëse e Tiranës

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 12:43 | Politikë
Veliaj në njësinë 4: Nuk do të jetë më cepi, por

Erion Veliaj është takuar me banorë të njësisë numër 4 në Tiranë. Kandidati socialist ka premtuar vijimin e investimeve në kryeqytet dhe zhvillimin e lagjeve të reja që po ndërtohen, pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti.

“Është zgjidhur një pjesë shumë e madhe e gjërave. Kur thoshin njerëzit “e kam shtëpinë te 5 Maji ose te Bregu i Lumit”, është si të thuash “Filifistun”. Konsiderohej fundi i botës. Tani do të bëhet porta e re e Tiranës. Siç është bërë Farka e lidhur me autostradën dhe i ka rritur vlerën, kështu edhe autostrada këtu do ta kthejë këtë zonë, jo në cepin e Tiranës, por në fillimin dhe hyrjen e Tiranës”, tha Veliaj. “Jo të gjitha punët kanë mbaruar dhe unë ndaj dua që të përveshim mëngët dhe të ecim përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos