
Posteri elektoral i Belind Këlliçit nuk ka kaluar pa u komentuar nga Erion Veliaj.
Gjatë takimit me banorë të njësisë 7 në Tiranë, Veliaje ka cilësuar të turpshme nxjerrjen e gishtave nga kundërshtari i tij, duke e ironizuar gjestin me mungesën e diplomës së maturisë.
Veliaj ka kërkuar edhe votën e demokratëve për të mbështetur zhvillimin dhe jo interesin e dy personave.
Për njësinë numër 7 kandidati socialist premtoi vijimin e investimeve ne infrastrukturë, në shkolla dhe kopshte te reja dhe ndërtimin e pallatit të ri “Asllan Rusi”. (A2 Televizion)