
Socialistëve u është “tërhequr” veshi për mesazhin që kanë zgjedhur të përcjellin me anë të posterave elektoralë nëpër kryeqytet. Dhe, për kreun e Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar, opozita duhet të sjellë një shembull krejt tjetër.
“Do doja që pala jonë të bënte diferencën kulturale, morale. Do t’i këshilloja një linjë tjetër. E djathta moderne duhet të ketë një tjetër përqasje. Do t’u sugjeroj kolegëve opozitarë, të kthehen në politikë,” u shpreh Dashamir Shehi, i ftuar pasditen e së mërkurës në “Ditari” në A2 CNN.
Sjellja e Ramës këtë fushatë, sipas Shehit, reflekton “frikën që kreu i socialistëve ka nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Kreu i LZHK-së, u shpreh optimist se opozita do të fitojë në proporcional zgjedhjet, duke e kaluar 50 përqindëshin.
Ndërsa, i pyetur për posterin e Belind Këlliçit, i cili ka shkaktuar debat pasi i tregoi gishtin e mesit korrupsionit, Shehi përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se djathta duhet të japë shembull tjetër. (A2 Televizion)