Djali i madh i El Chapo-s i erdhi në ndihmë vëllait të vogël duke orkestruar dhunën që detyroi autoritetet meksikane që ta lironin atë.
39-vjeçari Ivan Archivaldo Guzman dhe 28-vjeçari Ovidio Guzman Lopez u arrestuan të enjten në Sinaloa. Meksika kërkonte të arrestonte Ovidion pas një kërkese esktradimi të vitit 2018 nga SHBA.
Ovidio Guzman Lopez Ivan Archivaldo Guzman
Burimet thanë për “New York Times” se pasi u arrestua edhe Ivani gjatë operacionit, vartësit e tij arritën ta lironin atë shumë shpejt. Më pas, Ivani organizoi një luftë të vërtetë në Sinaloa për të liruar edhe vëllain e vogël.
Ai mbajti peng disa ushtarë dhe gjithashtu rrëmbeu familjarët e këtyre ushtarëve.
Në këtë mënyrë, autoritetet u detyruan që të lironin Ovidion pasi e panë veten ngushtë dhe pa armatime pas 8 orëve luftime me Kartelin e Sinaloas.
Rezultati i kësaj beteje ishte 8 viktima dhe 20 të plagosur. (A2 Televizion)