Vendet e Quint-it deklaratë pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kosovë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 18:51 | Kosova
Vendet e Quint-it deklaratë pas shtyrjes së zgjedhjeve në

Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë kanë reaguar menjëherë pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për të shtyrë në muajin prill zgjedhjet në 4 komunat në veri, të cilat do të mbaheshin në 18 dhjetor, pas dorëheqjes së zyrtarëve të Listës Serbe.

Përmes një komunikate të përbashkët, ambasadorët kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve duke e cilësuar atë konstruktiv.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ Përfaqësuesi Special i BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, shkruan ambasadori gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos