Vendet e Quint-it, Kosova e Serbia të rinisin dialogun

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 16:47 | Kosova
Vendet e Quint-it, Kosova e Serbia të rinisin dialogun

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit.

Përmes një deklaratë të përbashkët vendete Quint-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

"Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që kontribuonnë stabilitetin rajonal”, shkruhet në deklaratë.

Qeveritë e vendeve të Quint-it, theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. Megjithatë ato theksojnë se një gjë të tillë, mund ta bëjnë vetëm kur palët të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, vijon më tej deklarata.

Kosova dhe Serbia e kanë ndërprerë dialogun për normalizim marrëdhëniesh që në fund të vitit të kaluar, kur vendosi taksë prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos