
Gjykata Evropiane e Drejtësisë godet shtetet që janë kundër emigrantëve. Në bazë të së drejtës evropiane, një refugjat në arrati nga një vend në të cilin rrezikon të torturohet apo të vuajë keqtrajtime të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, nuk mund të riatdhesohet apo të kthehet pas në vendin e origjinës.
Këtë e ka qartësuar Gjykata e BE-së në një vendim, në të cilin thekson se norma duhet të respektohet edhe nëse ata nuk përfitojnë statusin e refugjatit nga shteti ku qëndrojnë apo nëse u hiqet ky status për motive sigurie.
Mendimi i këtij institucioni u kërkua nga Belgjika dhe Republika Çeke. Pavarësisht këtij vendimi, shtete të ndryshme të Bllokut vijojnë me politikat e tyre kundër emigracionit. Kapiteni gjerman i një anije shpëtimi u gjobit me 10 mijë euro nga një Gjykatë në Maltë.
Ai u shpall fajtor për lundrim pa leje në ujëra malteze. Mjeti lundrues “Lifeline” u padit nga autoritetet e transportit në ishullin mesdhetar të Maltës në qershor të 2018-s për zbarkimin e 234 emigrantëve që kishte shpëtuar nga brigjet e Libisë.
“Ne përshëndesim komentet e sotme, që shpëtimi i jetëve të emigrantëve në det nuk është një krim. Kjo deklaratë duhet të shpërndahet me zë të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian”, deklaroi avokati i kapitenit, Neil Fazon.
Avokati mbrojtës tha në sallë se anija ishte regjistruar në Holandë për misione shpëtimi, por autoritetet në portin e Amsterdamit e mohuan një fakt të tillë. (A2 Televizion)