Vendimi i qeverisë për të mos lejuar mjekët e rinj të largohen, Muka: Krim që merr peng ekselencën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 23:34 | Aktualitet
Vendimi i qeverisë për të mos lejuar mjekët e rinj të

Krim që mban peng ekselencën e vendit e ka cilësuar mjeku epidemiolog Taulant Muka vendimin e qeverisë për të mbajtur për 5 vite në Shqipëri mjekët e rinj që përfundojnë fakultetin.

Kërkuesi komentoi dhe situatën me kërkimin shkencor në vend, duke e vënë theksin në mungesën e intelektualëve, të cilët sipas tij janë zëvenësuar nga pseudo-intelektualë që mbajnë peng zhvillimin e shkencës në Shqipëri.

“Në cilin shtet demokratik studentët burgosen? Diplomimi është gjëja më me vlerë dhe marrja e asaj diplome është një ndër ngjarjet më të lumtura për këta student. Dhe të mbash peng diplomën e ekselencës së Shqipërisë është krim. Ne si shoqëri pranojmë disa anormale pasi nuk kemi intelektual. Profesorët në universitetin e mjekësisë nuk shkojnë të japin mësim që është detyra që kanë.

Askush nuk diskuton 70% e profesorëve që kanë aplikuar për shefa shërbimesh janë kandidatë të vetëm edhe pse nuk kanë asnjë produkt shkencor. Askush nuk diskuton dhe ti mbajë peng diplomën rektorit të fakultetit të mjekësisë dhe t’i thotë që nuk ka bërë detyrën të kontrollojë pikërisht ata shefat e shërbimeve, të cilët mbajnë peng zhvillimin e shkencës në Shqipëri”, u shpreh Muka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos