Drejtësia me krimin në simbiozë ishte thelbi i reagimit që erdhi nga shoqata e punonjësve të policisë në lirim.
Ata thanë se drejtësia e kapur rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti.

Ata e shohin këtë vendim si goditje të rëndë që i jep organizatës së Policisë së Shtetit dhe gjithë punonjësve të saj, të cilët nga sot ndjehen më të kërcënuar, më të braktisur, më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të tradhtuar krejtësisht nga ata që duhet të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre.
Ndërkohë Partia Demokratike deklaroi se Dritan Dajti praktikisht u la i lirë.
Sipas reagimit, tani, atij “i duhet të gjejë një Vangjush Dako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve”, dhe theksohet se “Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjës, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë janë jo vetëm jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarkë nga pasuria kriminale”. (A2 Televizion)