"Vendimi për statutin, skandaloz", Alibeaj: Autorizova një kallëzim penal ndaj gjyqtarit

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 11:58 | Politikë
"Vendimi për statutin, skandaloz", Alibeaj: Autorizova një

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, e quajti skandaloz vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës për pranimin e kërkesës së Grupit të Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit.

“Është një vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta në këtë proces gjyqësor. Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

https://a2news.com/2022/03/25/gjykata-pranon-kerkesen-e-rithemelimit-per-ndryshimet-statutore-te-11-dhjetorit/

Alibeaj theksoi se ka autorizuar një kallëzim penal ndaj gjyqtarit për shpërdorim detyre.

“Vendimi i sotëm i pazbatueshëm. PD-ja do ta ankimojë në Apel. Kam autorizuar kallëzim penal për gjyqtarin Zhukri, pasi ka shpërdoruar detyrën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos