Vendimi për targat, Vucic bisedon me Lajcak, nesër mbledh Këshillin e Sigurisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 16:28 | Kosova
Vendimi për targat, Vucic bisedon me Lajcak, nesër mbledh

Vendimi i qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat është pritur me reagime të ashpra në Serbi. Presidenti, Aleksandër Vucic, do ta diskutojë këtë zhvillim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili po viziton Beogradin pas Prishtinës.

Përveç kësaj, Vucic ka caktuar dhe një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e cila do të mbahet nesër në orën 10. Nuk dihen ende vendimet që pritet të merren në atë takim.

https://a2news.com/2021/09/20/kosova-rikthen-reciprocitetin-me-serbine-nga-sot-asnje-makine-me-targe-serbe-nuk-lejohet-ne-territorin-e-saj/

Një reagim pati edhe kryetari i komisionit të kuvendit serb për Kosovën, Milovan Drecun. Ky i fundit tha se aksioni i forcave speciale të Kosovës në veri dihej prej kohësh dhe i bëri thirrje KFOR-it që të sigurojë lirinë e lëvizjes.

Një reagim për këtë pati dhe vetë misioni i OKB duke nënvizuar se situata e sigurisë është e qëndrueshme në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/20/reciprociteti-per-targat-e-makinave-be-kosova-dhe-serbia-te-ndalin-menjehere-tensionet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos