“Venecia” për përdorimin e shqipes në Maqedoninë e Veriut: Ligji tejkalon standardet, rishikojeni

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 19:16 | Ballkani
“Venecia” për përdorimin e shqipes në Maqedoninë

Komisioni i Venecias ka rekomanduar rishqyrtimin ose të paktën shtyrjen  e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, i miratuar nga Parlamenti i Shkupit vitin e kaluar. Opinioni i këtij organi ndërkombëtar, është adoptuar sot në qytetin italian.

Venecia thekson se ligji i ri zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e gjuhës shqipe saqë shkon përtej standardeve Europiane, të vendosura nga konventa për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.

Ekspertët juridikë të këtij komisioni konstatuan se ligji shkon shumë larg me imponimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore.

https://a2news.com/2019/01/14/gjuha-shqipe-behet-zyrtare-ne-maqedoni/

Mospërdorimi i saj shoqërohet me sanksione të rënda. Dhe kjo sipas Komisionit të Venecias, ngadalëson ndjeshëm funksionimin e gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për një gjykim të drejtë.

https://a2news.com/2019/01/31/maqedoni-seanca-plenare-zhvillohet-ne-gjuhen-shqipe/

Ndërkohë, për këtë vendim ka reaguar ministri për Europën, Bujar Osmani. Përkundër opinionit, ai thotë se Venecia aprovoi përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha dhe në uniformat e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos