Volejboll, e shtuna ndizet nga derbi i dyfishtë i kryeqytetit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 22:32 | Sporte të tjera
Volejboll, e shtuna ndizet nga derbi i dyfishtë i kryeqytetit

E shtuna sjell në kampionatin kombëtar të volejbollit derbin e nxehtë të kryeqytetit. Tirana-Partizani luhet si për femra ashtu dhe për meshkuj ndërsa supersfidat përkojnë me javën e fundit të fazës së parë të sezonit.

Salla sportive “Farie Hoti” do të jetë ajo që do të pres dy sfidat vendimtare për kreun e klasifikimit. Edhe llogaritë në tabelën e renditjes janë të njëjta. Partizani në të dyja kategoritë kryeson me pikë të plota ndërkohë që Tirana ndjek në vendin e dytë dhe vetëm një fitore e pastër mund ti sigurojë parakalimin në klasifikim dhe shpalljen kampionë dimri.

Derbi i parë do të jetë i femrave e që do të nisë prej orës 17:00 ndërsa meshkujt luajnë pas tyre, në orën 19:00. Dy sfidat e rrjetës kanë tërhequr interesin e publikut nisur nga rivaliteti historik por edhe konkurrenca aktuale në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos