
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është marrë në pyetje përreth 3 orë nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk dihet se për cilën çështje ishte thirrur Veseli, por njoftoi se u mbrojt në heshtje.
Ai dha një prononcim për media pasi doli nga Gjykata Speciale, e ngritur në Hagë për të hetuar krimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeparlamentari tha për Radio Televizionin e Kosovës se Serbia ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve.
“Vitet ’90 kanë qenë të rënda për popullin tonë, nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, gjenocid kundër popullit tonë. Ne i jemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare ka qenë, UÇK ka qenë përballje me gjenocidin serb, me pastrimin etnik qe Serbia ka synuar të bëjë në Kosovë”, tha Veseli. (A2 Televizion)