Vetizolohet nga koronavirusi kryeministrja e Finlandës

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 13:06 | Bota
Vetizolohet nga koronavirusi kryeministrja e Finlandës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka vendosur të vetizolohet në shtëpinë e saj, për disa ditë, pasi një person që punonte në rezidencën e saj ka pasur kontakte të afërta me një të infektuar me koronavirus.

Zyra e shtypit të kryeministres konfirmon se Marin i është nënshtruar një testi për Covid-19, dhe se nuk ka shfaqur simptoma.

Pak kohë më parë 34-vjeçarja Marin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi u bë kryeministrja më e re në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos