All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vetëm 1 pagesë në muaj me kartë, shqiptarët mbesin besnikë të parasë “Cash” për të paguar

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 12:56 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Të paguash me kartë është tashmë një rutinë për konsumatorët në ekonomitë e zhvilluara. Mjafton në shkosh në Itali dhe aty mund të paguash biletën e trenit, kafenë në bar apo berberin në mënyrë elektronike.

Në Shqipëri jemi ende shumë larg këtij realiteti, megjithëse vitet e fundit po dekurajohen pagesat “cash”. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë 2021-shit, u regjistruan mesatarisht 12.5 pagesa për frymë në mënyrë elektrike, ndërsa këtë vit ky tregues pritet të arrijë në 16.

All - Paragraf - 3

 “Tashmë mund të themi që pagesat me kartë dhe ato homebanking gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, ndërkohë që dhe nga pikëpamja e përfshirjes financiare zhvillimet duken mjaft inkurajuese. Konkretisht: volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm, sidomos gjatë pesëvjeçarit të fundit (2018-2022), duke shënuar një trend mesatar rritës prej rreth 40% në vit; si dhe është shënuar një rritjen e konsiderueshme me 78% e numrit të terminaleve POS gjatë së njëjtës periudhe. Këta tregues janë dëshmi e rritjes së përdorimit të instrumenteve elektronike nga konsumatorët, gjë që ndikon pozitivisht edhe në formalizimin e ekonomisë”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.

E pranishme në mbledhjen e nëntë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zbuloi edhe disa nga përpjekjet e qeverisë që pritet të vihen në zbatim së afërmi me nxitjen e pagesave me kartë.

Nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave

“Dua të ndalem në emetimin e kartës sociale, që synon që të gjitha pagesat me karakter social të paguhen me këtë kartë”, zbuloi ministrja.  

All - Paragraf - 6

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore aktualisht janë rreth 1.5 milionë shqiptarë, apo thënë ndryshe 69 për qind e popullatës në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare, ndërsa parashikohet që brenda vitit të ardhshëm ky tregues të arrijë në 70 për qind. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos