
Ky sezon turistik pritet të jetë premtues përtej pandemisë. Këtë lajm dha në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Këtë bindje, Manastirliu e bazon nga të dhënat e Spitalit Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, si edhe te rastet e ulëta ditore.
“Covid-19. Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”.
Bazuar në këto faktorë Shqipëria ka lehtësuar masat anti-COVID në vend, ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të shpejtuara në vend.
Deri më tani, në vendin tonë, janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit. (A2 Televizion)