Parashikimi i motit: 21 qershor 2021

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 07:01 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 21 qershor 2021

Diell dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës në jug dhe në qendër, ndërsa në veri të vendit, mesdita sjell vranësira e rrebeshe të shkurtra, por vetëm vranësira kalimtare në qendër dhe jug.

Temperaturat sot luhaten nga 13°C, vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Ersekë dhe Pukë, deri në 36°C vlera më e lartë në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në bregdet nga drejtimi jugor gjate gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet në 2-3 ballë, më i dukshëm në Otranto dhe brigjet e Jonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos