Vetëm një rast me Covid në Shqipëri

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 17:08 | Aktualitet
Vetëm një rast me Covid në Shqipëri

Vetëm një qytetar ka rezultuar i infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërkohë që janë janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

9 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 71 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Delvinë.

Janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Janar 2023)

Raste të reja ditore               1

Të shëruar në 24 orë             28

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       71

Testime totale                   2,022,428

Raste pozitive                      332,939

Raste të shëruara                  329,138

Raste Aktive                             205

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    139

Fier                           20

Durrës.                      11

Vlorë                         10

Gjirokastër.              9

Berat.                        8

Kukës.                      2

Lezhë.                       2

Dibër.                        2

Shkodër                 1

Korçë                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos