All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Avioni bombardues rrëzohet mbi shtëpinë dykatëshe në Rusi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 19:30 | Bota
Avioni bombardues rrëzohet mbi shtëpinë dykatëshe në
All - Paragraf - 1

Një avion ushtarak është rrëzuan në një zonë të banuar në jug të Siberisë këtë të diel. Autoritetet ruse kanë konfirmuar lajmin, ndërsa bëhet e ditur se avioni ka qenë i tipit Sukhoi Su-30.

Ai ka rënë në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk. Guvernatori i rajonit, Igor Kobzev, konfirmoi se dy pilotët e avionit kishin ndërruar jetë, ndërsa për fat të mirë, asnjë banor i zonës nuk ishte lënduar nga kjo ngjarje.

All - Paragraf - 3

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, avioni ishte në një fluturim testues, i cili ka shkuar keq. Ky është incidenti i dytë në 6 ditë. Të hënën e kaluar, një avion Sukhoi Su-34 u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin Yeysk. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Tql2sdctGFU
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos