Një fëmijë vetëm 6-muajsh është bërë protagonist i një video të përhapur me shpejtësi në internet, ku shihet të bëjë sërf në një liqen në Jutah, SHBA, ndërsa prindërit qëndrojnë në krah dhe e filmojnë.
Por edhe pse vogëlushi ka thyer një rekord botëror si më i riu që bën ski mbi ujë, prindërit janë vënë nën akuzë pasi kanë vënë në rrezik jetën e fëmijës. Video e djalit të vogël, Rich Humpherys, u publikua në llogarinë e tij në Instagram nga mamaja, Mindi, ndërsa aty duket edhe babai, Casey, i cili e ndjek nga afër.
Por përpos komenteve pozitive, kishte edhe nga ata që i kritikonin ashpër, pasi sipas tyre, fëmija nuk është ende i zhvilluar plotësisht dhe me këtë veprim është vënë në rrezik nga ata që duhet të jenë njerëzit që kujdesen për shëndetin e tij më shumë se kushdo tjetër. (A2 Televizion)