A2 CNN ka mundur të sigurojë videon ekskluzive të aksidentit të rëndë dy ditë më parë në Kryebushat të Shkodrës, ku humbën jetën dy turistë polakë.
Videoja e nxjerrë nga kamerat e sigurisë në biznesin pranë vendit ku ndodhi aksidenti tregon momentin e përplasjes së motorit ku udhëtonin çifti i polakëve me mjetin tip Golf.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për shkak të plagëve të marra dy turistët Waldemar Makowsk, 45-vjeç, dhe Marta Makowska 42 vjeçare, nuk kanë mundur të mbijetojnë. (A2 Televizion)