Vijojnë përplasjet në Kuvend: Deputetët e Berishës bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 16:40 | Politikë
Vijojnë përplasjet në Kuvend: Deputetët e Berishës

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht, përplasje ka pasur mes dy grupimeve të Partisë Demokratike dhe më pas seanca është ndërprerë për 10 minuta.

Seanca u ndërpre për shkak se deputetët e grupimit të Sali Berishës bllokuan foltoren. Deputetët e Berishës janë të irrituar për shkak të kohës që u është vënë në dispozicion, ndërsa tensione ka pasur edhe mes Luan Baçit dhe Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit madje shihet teksa i afrohet kreut të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Gazment Bardhit ndërsa debatojnë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/21/bllokoi-foltoren-perjashtohet-nga-seanca-plenare-flamur-noka/
https://a2news.com/2022/12/21/kthehu-mbrapa-je-kokrra-e-legenit-perplasje-mes-dy-grupimeve-te-pd-se-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos