
Shqipëria u pushtua sërish nga dëbora. Intensiteti i lartë i shoqëruar nga erërat e forta, ka sjellë vështirësi të shumta në akse të ndryshme të vendit, veçanërisht neveri dhe në jug. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.
ARRSH ka shpërndarë situatën në vend, rajon për rajon, duke i bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike.
Situata paraqitet si më poshtë:
RAJONI VERIOR
• Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.
• Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos - Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.
• Segmenti Urë Cereneci - Klenjë, ka reshje dëbore 30 - 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
• Qafë Bualli - Krastë, 20 - 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë
• Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.
• Peshkopi - Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.
QARKU KUKES
• Aksi Kukës - Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.
• Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 - 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.
• Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.
• Krume - Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.
• Kukës - Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.
QARKU SHKODER
• Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.
• Aksi Q.Mali - Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi raportohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.
• Segmenti Hadroj- Qafë Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.
RAJONI QENDROR
• Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
• K/Zemblak - Dogana Goricë 10 - 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.
• Libonik - Kufi Gramsh dëborë rreth 10 - 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.
• Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.
RAJONI JUGOR
• Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe
• Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.
• Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë. (A2 Televizion)