Yuri Kim, mesazh për Shqipërinë: Bashkë krah për krah!

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 09:25 | Aktualitet
Yuri Kim, mesazh për Shqipërinë: Bashkë krah për krah!

Javën e kaluar, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, në mbyllje të këtyre festimeve, ka postuar një videomesazh për të gjithë shqiptarët.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Ne jemi mbështetur te njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah”, thotë ndër të tjera ambasadorja Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos