Vijon bilanci pa viktima nga COVID-19, 10 të infektuarit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 17:10 | Aktualitet
Vijon bilanci pa viktima nga COVID-19, 10 të infektuarit

Sërish asnjë viktimë sot nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 10  personat që rezultuan të infektuar nga 2224 testime të kryera.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Deklarata e Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10

Të shëruar në 24 orë      16

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983

Raste pozitive             132,459

Raste të shëruara        129,842

Raste Aktive                  164

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48

Tiranë          39

Berat             20

Elbasan        14

Lezhë           11

Durrës          10

Gjirokastër  7

Korçë           6

Dibër             3

Fier                3

Vlorë              2

Kukës           1

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos